BallinaLajmeSerbët e Suriganës së Skenderajt kundër shenjës te kisha ilire (VIDEO)

Serbët e Suriganës së Skenderajt kundër shenjës te kisha ilire (VIDEO)

Të ngjajshme

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

KQZ miraton fletëvotimin për votimin me postë jashtë Kosovës, kështu do të duket

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

Kjo tabelë me mbishkrimin Kisha jonë, në gjuhën shqipe dhe atë angleze u vendos para disa ditësh këtu në fshatin Suriganë të komunës së Skenderajt.

Në fakt, ajo është vënë në një zonë ku pretendohet se shumë shekuj më parë ishte një objekt fetar, mbetjet e të cilit ende janë aty. Banorët serbë të këtij fshati po thonë se shenja tregon për kishë katolike derisa këta pretendojnë se ajo ishte kishë ortodokse.

Por me këtë nuk pajtohen banorët shqiptarë të Suriganës. Ata thonë se monumenti fetar këtu iu ka takuar ilirëve.

E të njejtën e thonë edhe arkeologët. Enver Rexha, drejtor në Institutin Arkeologjik të Kosovës thotë se ekzistojnë edhe arte fakte e të dhëna lidhur me këtë.
Ndër të tjera Rexha tha se shkëmbi me mbishkrimin “Gjytet” që gjendet aty afër, gjithashtu është trashëgimi ilire dhe një tregues I fortë se të kujt janë mbetjet e monumenteve në këtë vend.

Për shenjën që u vu këtu reaguan edhe autoritetet fetare të komunitetit serb në Kosovë.Igumeni I manastririt të Decanit Sava Janjiq, këtë veprim e quajti provokim kundër trashëgimisë ortodokse serbe në Kosovë, nëpërmjet një postimi që e bëri në rrjetin social fcb.

Mirëpo zyrtarët në komunën e Skenderajt thanë se këtë vit kanë bërë shenjëzimin e pikave turistike, historike dhe arkeologjike dhe në kuadër të kësaj është vendosur edhe tabela informuese për kishën në fshatin Syriganë.

Të dhënat për këtë kishë janë marrë nga libri “Trashëgimia arkeologjike e komunës së Skenderajt”, me autor Haxhi Mehmetaj, i botuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Sipas këtij libri kjo kishë është kishë e mesjetës së hershme. Për këtë kishë sipas historianëve, serbët e vendosur në këtë fshat historikisht kanë tentuar të përvetësojnë këtë kishë si të tyren mirëpo të gjitha faktet historike dhe arkeologjike dëshmojnë që kjo kishë i përket kohës mesjetare kurse komuniteti serb është vendosur shumë më vonë në këtë fshat të Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz