BallinaLajmeMasat e reja, tollovi në kufirin me Shqipërinë, Minxhozi e quan veprim...

Masat e reja, tollovi në kufirin me Shqipërinë, Minxhozi e quan veprim të njëanshëm

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Masat e reja kundër përhapjes së Covidit-19, të miratuara dje nga Qeveria e Kosovës kanë nisur së zbatuari që nga sot.

Pas kësaj, tollovi e madhe është shkaktuar në kufirin me Shqipërinë, kjo si rezultat i asaj që tashmë nga qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose përhershëm, duhet të kenë test RT-PCR negativë për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Nuk ka pasur konsultim paraprak, është veprim i njëanshem dhe i çuditshem”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnlinen.

Përjashtim bëjnë qytetarët e huaj, që vijnë dhe largohen brenda 3 orëve nga Kosova, duke nënshkruar kështu edhe një deklaratë, shkruan IndeksOnline.

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (shoferët), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covidi-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobusë ose me linjë të rregullt ndërkombëtare transite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 -orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativë të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz