BallinaLajmeLutfi Haziri e përsërit: Emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së

Lutfi Haziri e përsërit: Emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së

Të ngjajshme

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk është koha e ultimatumeve për duhet dialog të brendshëm për pozitën e Presidentit të Kosovës.

Haziri paralajmëroi se emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ka më shumë se një muaj prej kur pozitën e presidentit po e ushtron Vjosa Osmani, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

Për pozitën e presidentit, partitë në Qeverinë e Kosovës nuk janë marrë vesh ende mes vete dhe në rast nëse nuk ka ndonjë propozim, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz