BallinaLajmeAksident me 7 persona të lënduar

Aksident me 7 persona të lënduar

Të ngjajshme

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz