back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAsamblistët e LDK-së në Prishtinë po e preferojnë Lumir Abdixhikun si kandidat...

Asamblistët e LDK-së në Prishtinë po e preferojnë Lumir Abdixhikun si kandidat për Prishtinën

Të ngjajshme

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, Samir Saliu, Jeta Rafuna, Kushtrim, kanë filluar të bëjnë fushatë në mënyrë që partia e tyre, të nominojë si kandidat të LDK-së për Prishtinë Lumir Abdixhikun.

Të tre asamblistët duket se kanë preferencën e koncentruar te figura e Abdixhikut, si kandidati që do t’i bëjë ballë Lëvizjes Vetëvendosje, që shihet si favorit për fitimin e komunës së Prishtinës.

Deri më tani nga Lëvizja Vetëvendosje është përmendur emri ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, si kandidat i mundshëm. Ndërkohë nga PDK, po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Isamili ka bërë të ditur se ka dorëzuar kandidaturën e tij në organet e partisë.

Kujtojmë që në zgjedhjet komunale në komunën e Prishtinës gara ishte zhvilluar mes kryetarit aktual, Shpend Ahmeti si kandidat i VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së, që u mund të balotazh nga Ahmeti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz