back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAAK kërkon që Haradinaj të jetë president, sepse ai përfaqëson ndjenjat, synimet...

AAK kërkon që Haradinaj të jetë president, sepse ai përfaqëson ndjenjat, synimet dhe vullnetit e popullit

Të ngjajshme

35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm...

Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut

Rënia e flokëve është një prej problemeve estetike që...

Moti për nesër

E diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe...

Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

Një person ka vdekur mbrëmë si pasojë e të...

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kërkesa e AAK’së për ta bërë Ramush Haradinajn Shef të Shtetit buron nga fakti se ish-komandanti i UÇK’së përfaqëson ndjenjat, synimet dhe vullnetin e popullit të Kosovës.

Ka thënë se Presidenti pasi të votohet në Kuvend duhet të jetë faktor uniteti ndërsa para zgjedhjeve s’ka asnjë kandidat që mund t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa.

“Nuk ka dikush tjetër që mund të bëjë më mirë se Ramush Haradinaj”, ka thënë Gjini, teksa ka treguar pozicionin e tij në një intervistë partiake, e realizuar në faqen e AAK’së në Fb.

“Nuk po zgjedhim Kryetar të Akademisë së Shkencave por po zgjedhim President të vendit, i cili ka me kalu nëpër Kuvend”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj ishte nominuar nga AAK’ja për pozitën e Presidentit ende pa iu konfirmuar aktakuza Hashim Thaçit.

Kundër propozimit të AAK’së deri tash kanë dalë PDK, LDK dhe Vetëvendosje.

Por, Partia e Haradinajt i ka votat vendimtare për votimin e një Presidenti kushdo prej partive që merret vesh për këtë pozitë.

PDK dhe LDK nuk kanë vota të mjaftueshme, 80 deputetë, pa i siguruar edhe votat e Partisë së katërt në Kosovë.

Në këtë situatë, Nënkryetari i Parë i AAK’së ka dhënë shpjegime se çka do të ndodhë nëse Haradinaj votohet për President.

“Presidenti duhet të përfaqësojë pas zgjedhjes, një koncept të përbashkët. Presidenti nuk është organ ekzekutiv. Tek ne përfaqëson atë unitet për ndjenjat dhe synimet e popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Në këtë fazë, askush më mirë nuk përfaqëson më mirë atë pjesë të ndjenjave, synimeve dhe vullnetit të popullit se sa Ramush Haradinajt”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz