BallinaLajmeAksion për dhurimin vullnetar të gjakut në dy xhami të kryeqytetit

Aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në dy xhami të kryeqytetit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në dy xhami të kryeqytetit aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në Xhaminë e Madhe dhe “Pavarësia” gjatë ditës së premte, konkretisht pas namazit të xhumasë, është organizuar një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.

Këtë aksion të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës e vlerësuan të dobishëm, Transfuzioni Kombëtar i Gjakut.

Albana Gashi, menaxhere për promovim të dhurimit vullnetar të gjakut, tha se aksione të tilla në kohë pandemie janë të mirëpritura, pasi ka mungesë të këtij produkti mjekësor.

Ajo falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës për këtë nismë.

Edhe xhemati e vlerësoi të qëlluar këtë aksion, duke shtuar se dhurimi i gjakut është obligim për çdo person të shëndosh dhe për këtë i ka mësuar edhe feja islame.

Kryeimami i KBI-Prishtinës, Burhan Hashani, tha se ky aktivitet është në kuadër të Muajit të Lindjes së Profetit Muhamed.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz