back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaBotëModerna tregon çmimin e vaksinës anti-Covid

Moderna tregon çmimin e vaksinës anti-Covid

Të ngjajshme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Petkoviqi konfirmon marrëveshjen: Serbët mund të marrin frymë lirshëm

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë...

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane, Moderna do të kushtojë midis 21 dhe 33 eurove për dozë, në varësi të sasisë së porositur nga qeveritë botërore, konfirmoi Stephane Bancel për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag.

“Vaksina jonë kushton afërsisht e njëjtë me vaksinën e gripit, e cila kushton midis 8 dhe 40 euro”, tha ai.

Mediat e huaja kanë raportuar më parë se Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për të blerë miliona doza me një çmim më të ulët se 21 euro.

“Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ne jemi afër një marrëveshje me Komisionin e BE-së. Ne duam të dorëzojmë vaksinat në Evropë dhe jemi në negociata konstruktive”, tha Bancel, duke deklaruar se është çështje ditësh kur marrëveshja do të nënshkruhet.

Kompania më parë njoftoi se efektiviteti i vaksinës është 94.5 për qind. Reuters shkruan se BE-ja ka negociuar me Moderna që nga korriku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz