BallinaBotëTrump merr një goditje e rëndë, Gjykata në Pensilvani vendos kundër tij

Trump merr një goditje e rëndë, Gjykata në Pensilvani vendos kundër tij

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Përpjekjet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit kanë marrë edhe një goditje të shtunë.

Një gjykatës federal e ka hedhur poshtë një padi gjyqësore të ngritur nga ekipi i fushatës së Trumpit, që kërkonte të shpallen të pavlefshme miliona vota me postë në shtetin e Pensilvanisë.

Pretendimet e Trumpit për parregullsi në votim ishin të pabaza, tha gjykatësi Mattheë Brann, duke shtuar se fushata e Trumpit ishte munduar që t’i zhvlerësonte 7 milionë vota. Sipas tij, argumentet e dobëta dhe akuzat e pabaza nuk mund ta arsyetonin marrjen e një vendimi të tillë.

Vendimi i hap rrugën, certifikimit të fitores së demokratit Joe Biden me 80 mijë vota më shumë. Ky i fundit projektohet të mundë kreun e Shtëpisë së Bardhë me 306 vota elektorale kundër 232, ndërsa pragu i nevojshëm për të siguruar presidencën eshtë 270 vota elektorale.

Fushata e Trump ka humbur një sërë sfidash ligjore në përpjekjen për të përmbysur rezultatin në shtetet kyce, që konsiderohen si thelbësore për shpalljen e Biden, zyrtarisht fitues.

Avokati personal i Trump, Rudi Giuliani tha në një deklaratë se do të apelonte vendimin. Të shtunën ekipi i presidentit kërkoi një tjetër rinumërim në Georgia, një ditë pasi rinumërimi me dorë, konfirmoi fitoren e Biden në shtetin tradicionalisht të kuq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz