BallinaSportBernard Berisha turpëron portierin e Zenitit, i shënon gol fantastik me ‘panenka’

Bernard Berisha turpëron portierin e Zenitit, i shënon gol fantastik me ‘panenka’

Të ngjajshme

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Bernard Berisha ka shënuar edhe një gol tjetër ndaj Zenit St Petersburg.

Ylli kosovar është titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.

Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia.

Me të nisur pjesa e dytë mysafirët kaluan në epërsi përsëri kur realizoi Dejan Lovren.

Por në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.

Reprezentuesi kosovar shënoi me ‘panenka’ duke turpëruar portierin mysafir për të barazuar rezultatin.

Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz