back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeShpallen NON GRATA/ Këta janë 20 zyrtarët e shtetit të cilëve s’do...

Shpallen NON GRATA/ Këta janë 20 zyrtarët e shtetit të cilëve s’do t’u shërbehet kafe nëpër lokalet e vendit

Të ngjajshme

Leao kthehet në vendlindje, viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Anësori portugez, Rafael Leao po qëndron në vizitë në...

Zbulimi unik: Pirrouet®️ Tulla e parë fasadës që absorbon dioksidin e karbonit

Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe...

Ambasadori amerikan: SHBA nuk synon ta shpërbëjë NATO-n, por ta forcojë atë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker,...

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka prezantuar sot masat e reja që pritet të miratohen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kundër këtyre masave kanë dal gastronomët e vendit.

Si kundërpërgjigje për këto masa, ata i kanë shpallur 20 zyrtarë të shtetit si persona të padëshiruar nëpër lokalet e tyre, shkruan Express.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të të gjithë anëtarëve të saj, shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë!”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.

Lista fillon me kryeministrin Hoti e përfundon me zëvendëskryeministrin Goran Rakiç.

Pjesë e kësaj liste janë edhe Albulena Balaj-Halimi, Driton Selmanaj, Besnik Tahiri, Goran Rakiç, Meliza Haradinaj-Stublla, Blerim Kuçi, Selim Selimi, Hykmete Bajrami, Vesel Krasniqi, Armend Zemaj, Agim Veliu, Anton Quni, Arban Abrashi, Besian Mustafa, Ramë Likaj, Vlora Dumoshi, Skënder Reçica, Dalibor Jevtic dhe Enis Karvan.

Ndryshe, me mesat e reja janë kufizuar shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë, varësisht prej zonave në të cilat gjenden komunat.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, derisa në ato me rrezik mesatar, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00.

Pas kësaj ore, lejohet vetëm shërbimi “merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz