back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeDështon përsëri Rimëkëmbja, LDK-ja me akuza drejt “Srpskas” dhe opozitës

Dështon përsëri Rimëkëmbja, LDK-ja me akuza drejt “Srpskas” dhe opozitës

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një konferencë për media, ka thënë se Lista Serbe që është partner në koalicionin qeverisës nuk ka marrë pjesë në seancë dhe rrjedhimisht nuk ka pasur kuorum për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Express.

“Ne sot tentuam të mbajmë seancën e jashtëzakonshme për leximin e dytë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, mbajtja e kësaj seance u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicionit dhe nga veprimet obstruktive të opozitës. Nuk po vjen Lista Serbe në seancë. Kërkoj që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese. Një pjesë e opozitës dhe koalicioni qeverisës po bëjnë veprime obstruktive”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se qytetarët do ta kenë shumë vështirë ta përballojnë një mbyllje të dytë.

“Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, ekonomia dhe qytetarët do ta kenë shumë vështirë ta përjetojnë edhe një mbyllje. Mbetet të koordinohet me të gjitha palët dhe kur është më e mundshme që të mbahet një seancë e suksesshme, sepse kosovarët do të përballen me një dimër të ftohtë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se nuk ka përçarje në koalicion sa i përket presidentit sepse nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë post.

“Qeveria është në detyrë dhe ka legjitimitetin e plotë që të veprojë në interes të qytetarëve. Ky koalicion nuk ka marrëveshje për presidentin dhe nuk ka përçarje për këtë çështje”, shtoi ai. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz