BallinaLajmeKadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Kadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Sot në orën 15:00, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar javën e kaluar në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Menjëherë pas arrestimit, ata janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz