BallinaLajmeUran Ismaili sqaron: Nuk ka pasur bastisje në PDK

Uran Ismaili sqaron: Nuk ka pasur bastisje në PDK

Të ngjajshme

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar se në PDK nuk ka pasur kurrëfar bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

“Nuk ka bastisje ne PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i Eulexit apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, tha Ismaili për Express.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hage ka njoftuar të premten se aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.

Në njoftim shtohet se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz