back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa mbledh partinë

Isa Mustafa mbledh partinë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pas zhvillimeve të fundit rreth konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të kryesisë, raporton Express

Në selinë e LDK’së janë mbledhur anëtarët e kryesisë së partisë.

Kryetari Isa Mustafa, ka arritur para pak minutash, derisa pas tij në seli janë parë edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi, Lutfi Haziri, e Skender Hyseni.

Para mbledhjes ata nuk janë deklaruar për media, derisa kanë thënë se këtë do ta bëjnë pas takimit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dha dorëheqje nga ky post.

Në vend të Thaçit, ushtruese e detyrës së Presidentes është Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pranuar detyrën.

Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj Kadri Veselit, i cili deri më sot ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe Veseli sot deklaroi se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat politike, deri në përfundim të proceseve në Hagë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz