back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmePas dërgimit në Hagë, Limaj me bashkëpartiakë qëndron në shtëpinë e Jakup...

Pas dërgimit në Hagë, Limaj me bashkëpartiakë qëndron në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe bashkëpartiakët e tij e kanë vizituar sot familjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pas arrestimit nga ana e EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale.

Limaj gjatë vizitës së tij tha se ndjen keqardhje për atë se çfarë ka përjetuar sot familja e Jakup Krasniqit. Ai është i bindur se Krasniqi do të kthehet shumë shpejtë.

- Advertisement -

“Bacin Jakup do ta presim shumë shpejt duke u kthyer fuqishëm me certifikatën të cilën e ka, që personifikon atë njeri humanist, njeri i ndershëm, një jetë të tërë në shërbim të publikut, vet sakrifikues, patriot e atdhetar”, tha Limaj.

Limaj duke u ofruar mbështetje familjes së tij, shtoi se nuk ka personalitet në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve, që është personifikim i lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë të Kosovës sesa Jakup Krasniqi.

Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan.  Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz