Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka reaguar pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre, raporton Express.
Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.
“Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre. A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani për Express.
Se po kryhen basistje në kryeqytet e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim./Gazeta Express



