BallinaBotë70-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi

70-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi

Të ngjajshme

Ekipet e shpëtimin në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një 70-vjeçar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas 34-orësh, pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Greqinë dhe që la të vdekur të paktën 75 persona dhe të lënduar afër 1,000, sipas AP-së.

Burri i nxjerrë nga rrënojat gjatë natës, është në gjendje të mirë në spital, ka thënë ministri turk i shëndetësisë. Ai ka shkruar në Twitter se i mbijetuari i kishte thënë se nuk e kishte humbur shpresën asnjë moment, raporton AP.

Në ditën e tretë që nga tërmeti, ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë më shumë trupa njerëzish se sa të mbijetuar në Izmir. Ata vazhduan kërkimin në tetë rrënoja ndërtesash, por e kishin ndalur punën pasi autoritetetit kishin thënë se një ndërtesë tjetër aty ishte në rrezik shembje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz