BallinaLajmeItalia nga java e ardhshme shtrëngon masat

Italia nga java e ardhshme shtrëngon masat

Të ngjajshme

Leipzigu ia ‘gërrditë’ futbollin Hoffenheimit të kosovarëve

RB Leipzig kaloi rivalët për top 4 në Bundesliga...

Kundërpërgjigjet shpejt Bournemouth, barazon rezultatin ndaj United (VIDEO)

Bournemouth është kundërpërgjigjur shpejtë, duke barazuar rezultatin ndaj Manchestr...

Ambasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e...

Hendboll: Tifozët boshnjakë duartrokitin himnin e Kosovës, e cila po luante si mysafire

Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll...

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Italia ka marrë vendim të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje të radhës për të frenuar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.

Ndërkohë, kabineti qeveritar i Spanjës të dielën ra dakord për një “gjendje alarmi” në të gjithë vendin.

Të dyja vendet u goditën rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në Evropë.

Shtrëngimi i masave u miratua midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe udhëheqësve rajonalë.

Rajoni i Campania, ku përfshihet Napoli, ka qenë ndër ata që kërkojnë kufizime më të rrepta.

Sipas masave të reja, pjesa më e madhe e mësimit në shkollat e mesme do të zhvillohet online.

Shtrëngimi i masave vjen në kohën e protestave në Napoli, dhe më pas në Romë, kundër ashpërsimit të tyre.

E shtuna shënoi një rekord të ri rastesh në Itali me më shumë se 19,600 të infektuar. Numri i vdekjeve në 24 orë ka shkuar në 151.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz