BallinaLajmeRritet numri i të infekturave 186 raste, vetëm në Skenderaj 8 raste...

Rritet numri i të infekturave 186 raste, vetëm në Skenderaj 8 raste me Covid 19 (FOTO)

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Po vazhdon rritja e numrit të rasteve me Covid 19 në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 186 raste të reja, ndërkaq në Skenderaj kanë dalur 8 përsona të infektuar, shkruan Drenica Press.

Sipas  Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime./DRENICA PRESS/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz