BallinaLajmeLajçak në Prishtinë: Pa Asociacion s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajçak në Prishtinë: Pa Asociacion s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Përkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999

Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar...

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit...

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është shmangur edhe pasi është pyetur se pse nuk e përmend që si epilog i këtij procesi do të jetë njohja reciproke në mes të dyja vendeve.

“Ne po negociojmë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk më bie mua që ta përkufizojë se çfarë nënkupton kjo”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, njofton Klan Kosova.

“Jemi këtu që të gjejmë normalizimin dhe këtu jam vetëm ta lehtësoj procesin. Nuk më bjen mua ta them atë. Nuk jam në pozite që ta dua marrëveshjen më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve”.

“Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen dhe Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave e dialogut. Ne nuk kërkojmë rihapjen e tekstit, vetëm implementimin e asaj që është nënshkruar”.

Laçak ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet të bëhen gati që të japin dhe të marrin në procesin e dialogut.

“Nëse do që të marrësh, duhet të jesh i gatshëm dhe të japësh. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme që të japin dhe të marrin atë që duan”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz