back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeHaxhiu tregon se si u nis Hoti për në Bruksel pa pasaportë

Haxhiu tregon se si u nis Hoti për në Bruksel pa pasaportë

Të ngjajshme

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Benzema i thotë “PO” Al-Hilalit, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të largohet nga Al-Ittihadi. Mirëpo...

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin dPT te Fidani se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka harruar pasaportën kur ka dashur të niset për në Bruksel për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Po e them kështu që për marrëveshjen finale mes Serbisë edhe Kosovës që mëndu të jetë traktat paqe përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë është punuar ndër vite brenda partive politike shqiptare, njerëzve me peshë dhe miqve ndërkombëtarë”, tha ai.

“Deri këtu është bërë shumë punë dhe Kosova nuk e ka luksin që të shkojë në këtë fazë finale me një kryeministër, i cili ende nuk ka sjellë platformën para kuvendit, është nisur me nguti dhe pasaportë për në Bruksel. Edhe pasaportën e ka harruar, është dashur të presë aeroplani në pistë me udhëtarë që ai të vijë. Piloti, dhe kompania që është gjermane, ka thënë se duhet vetëm edhe 15 minuta që të vijë ose duhet të niset pasi nuk mund të bllokojë pistën. Është dashur policia me eskortë dhe alarme që të sjellë pasaportën për kryeministrin. I keni edhe kamerat e aeroportit. Kaq i papërgatitur ka qenë. Andaj edhe është hequr pika 10 në Uashington.”, shtoi Haxhiu.

Këto fjalë i tha ai edhe të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz