Aleksandër Vuçiç ka sulmuar ashpër europianët, e në mënyrë indirekte dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi ka thënë se ka dashur që Serbia ta njohë Kosovën pa asnjë gjë në shkëmbim.
Vuçiç e shprehu mllefin e tij në një gazetë gjermane, si për të dhënë mesazhin ndaj personit që i tha “Stop” planit të tij e të Thaçit për të miratuar një marrëveshje të ashtuquajtur win-win mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Richard Grenell, përcjell Bota Sot.
Merkel e bëri të pamundur këtë gjë dhe Vuçiç e tregon fare hapur mllefin e tij që Merkel donte ta poshtronte.
Në këmbim të njohjes së Kosovës, Vuçiç tha se Merkel na ka ofruar një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së, porse nuk po i ofron Serbisë asgjë.
“Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, tha presidenti Serb, i cili ka vijuar: “Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha në intervistënë për “Kleine Zeitung”.
Gjermania e ka kundërshtuar çështjen e shkëmbimit të territoreve me një qëndrim parimor se mund të sjellë një trazirë dhe efekt domino në rajon, çka normalisht edhe pritej.
Ursula fon der Lajen në vetizolim pas kontaktit me një të infektuar me Kovid-19
Kurse Grenell, ju fut së bashku me Thaçin e Vuçiçin kësaj loje qorrazi, natyrisht duke marrë edhe shkeljen e syrit nga Putin.
Tani që Merkel fitoi e vetme kundër këtyre 4 burrave, dy gjigandë dhe dy liliputë, kanë nisur hapja e petëve të lakrorit, duke nxjerrë të gjitha të palarat.
Vuçiç tha për gazetën gjermane se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim. E në këtë rast nuk flitet thjesht për anëtarësimin në BE, por diçka më e madhe. Të cilën e kishte rregulluar edhe me Thaçin, ndaj Merkel i vuri përfundimisht vulën presidentit të Kosovës, i cili ditët në politikë i ka të numëruara.