Ish nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka dalë kundër qëndrimit të PDK-së për mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ai tha se “Partia Demokratike e Kosovës tradicionalisht është shquar që nē çfarëdo rrethane dhe pozicioni politik më pergjegjësi dhe guxim ka artikuluar vendim-marrjen e pakompromis në raport më interesin qytetar.
Këtë atribut PDK- ja duhet t’a zhvillojë dhe kultivojë si princip themelor mbi bazen e të cilës i senderton veprimet e saja politike dhe asnjëherë për asnjë çmim nuk duhet lejuar të devijohet nga një orientim i tillë!
Mos perkrahja e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga PDK- ja, në të 5-en herë (sa do i keq dhe i mangët që është) marrë parasyshë situaten dhe gjëndjen në të cilen ndodhemi më pandeminë Covid-19 dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, paraqet shmangie nga keto principe, dhe çdo shmangie nga principet dhe parimet mbi bazen e të cilave është ndertuar besimi qytetar, apriori rrezikohet shëmbja e këtij besimi.!
Sipas vlersimit tim të bazuar edhe në opinonin e votuesve të PDK- së për këtë çështje, PDK- ja do të duhej t’a përkrahte këtë ligj, duke artikuluar dhe arsyetuar në plotni para opinionit publik së PDK – ja edhe nga opozita përkrah interesin qytetarë sa do që ky interes më këtë ligj është i manget dhe jo adekuat.
Një qasje e tillë e sqaruar dhe e prezantuar mirë para opinionit do të kapitalizohej si veprim politik para qytetareve të cilët po e presin më pa durim këtë ligj!
Sepse, të kemi parasysh e mos të harrojmë pjesa dermuese e qytetareve vijnë nga shtresa të mesme dhe të varfera që në keto momente kanë nevojë për qfardo përkrahje!
Me keqardhje e thëm dhe kam përshtypjen së politiken vendim- marrëse, brenda grupit parlamentar dhe organeve partiake po e determinojnë njerëz të cilët që nga zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar nuk kanë zbritur shkallët për të elektorati!
Partia Demokratike e Kosovës duhet të merr përgjegjësit (edhe atëher kur ato i takojnë tjetër kujt ) dhe të rideshmoj së ajo vazhdon të jetë e pakompromis dhe mbetët prijetare kur është në pyetje realizimi i të mirës qytetare!