back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Të ngjajshme

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Kryeministri Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2019, pjesa 2 dhe IPA 2020.

Procedurat për hyrjen në fuqi këtyre marrëveshjeve do t’i nisin sa më parë që të jetë e mundur, kurse me hyrjen e tyre në fuqi, Kosova do të përfitojë në total 138 milionë euro nga BE-ja, ndërsa këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet.

Nga këto programe, përveç të tjerash, Kosova do të përfitojë 20.5 milionë euro si grant në buxhet këtë vit për të ndihmuar stabilitetin fiskal të vendit dhe 6 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm. Zbatimi i projekteve të financuara nga këto programe do ta nxisë riaktivizimin ekonomik të vendit dhe do të ndikojë fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. /DrenicaPress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz