BallinaLajmeEdhe Aleksander Vuçiq deklarohet për ftesën e Shtëpisë së Bardhë, tregon nëse...

Edhe Aleksander Vuçiq deklarohet për ftesën e Shtëpisë së Bardhë, tregon nëse Serbia do ta refuzojë takimin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë të ditur emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Vuçiqi tha për mediat serbe se Serbia nuk është në pozicionin që të refuzojë këtë takim dhe të tjerët.

Ai ka konfirmuar, njëjtë sikurse kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, se temë e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike.

“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, tha Vuçiq, përcjell B92.net.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Kosova merr pjesë në bisedime për shumë arsye, ndër të tjera sipas tij, për të treguar edhe se është shtet i pavarur.

“Duan të tregojnë se janë shtet i pavarur, kështu i trajton SHBA-ja, por edhe në Bruksel. Ne nuk do t’i trajtojmë kështu”, ka thënë Vuçiq. Sipas tij, ai ia ka tërhequr vërejtjen Hotit “të ndalet pak, pasi Kosova është pjesë e Serbisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz