BallinaShqiptareIshte shpallur në kërkim për mashtrim, kapet në doganën e Morinës

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, kapet në doganën e Morinës

Të ngjajshme

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

Është ndaluar një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:

-I. S., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim kombëtar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës bënë ndalimin e tij./topchannel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz