back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeDeputeti i VV-së i reagon Thaçit: Edhe shoferi i vëllait tënd është...

Deputeti i VV-së i reagon Thaçit: Edhe shoferi i vëllait tënd është kapur me 113 kilogramë heroinë

Të ngjajshme

I dërguari i BE-së në Washington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan,...

Vetalgo lanson aplikacionin mobil për iPhone, shumë shpejt edhe në Google Play

Të premten, platforma inovative për udhëtime Vetalgo ka lansuar...

​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë...

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është përfshirë në përplasjen e presidentit Hashim Thaçi, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Bajqinovci duke iu referuar akuzave të Thaçit se familjarë të Albulena Haxhiut kontrollojnë një laborator droge, ka thënë se edhe shoferi i vëllait të Thaçit është kapur me drogë.

Bajqinovci ka thënë se edhe dhoma e dëshmive në polici është vjedhur po ashtu sa ishte Thaçi kryeministër, shkruan Reporteri.

“Po harron që shoferi i vëllaut të Hashimit është kap më 113 kilogramë heroinë, poashtu edhe dhoma e dëshmive në polici është vjedhur në kohën kur Hashimi ishte kryeministër.
Janë vjedhur dosje dhe dêshmi të ndryshe, 627kg heroinë, 3828.50 euro, 520 rupi indiane, 6.500.000 lira turke,5.000 lej rumune, 950 lekë shqiptare dhe një qese e zezë e madhësisë 70×35 cm, me të cilën besohet që janë bartur gjësendet.

Persona përgjegjës për dhomën e dëshmive sot janë prapë në hierarki të policisë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz