back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKurti: Projekti i ndarjes së Kosovës ka dështuar, me mua si kryeministër...

Kurti: Projekti i ndarjes së Kosovës ka dështuar, me mua si kryeministër vdes dhe ideja!

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ORA News në Shqipëri, ka folur rreth situatës politike aktuale në vend.

Ai ka treguar edhe për raportet me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por edhe për ndarjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Vjosa Osmani nuk ka dalë kundër LDK-së, ajo ka marrë më së shumnti vota në LDK, është udhëheqja e stërvjetruar që ka dalë kundër saj, e cila e shpëtoi LDK-në në zgjedhjet e fundit.

Ajo si kryekuvendare unë si kryeministër kemi raporte të mira, bashkëpunim të rregullt dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ngelen të këtilla dhe s’kam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe.

Ky projekt ka dështu i ndarjes së Kosovës, por ideja s’ka vdekur dhe si rrezik ekziston, me mua si kryeministër edhe ideja vdes, prandaj ka motiv që kjo të ndryshojë”, tha Kurti.

Ndërsa ai foli edhe për Richard Grenell, i cili është larguar nga detyra e tij si ambasador në Berlin.

“Grenell kishte dikur tri funksione sot ka një. Nuk e di ky zvogëlim drastik si diplomat a do të thotë se ai do të ketë më shumë kohë të mirret me dialog, apo edhe aty do të ketë më pak pushtet, por do ta marrim vesh në ditët në vijim.

Nuk besoj që do të themi po BE e jo SHBA dhe e kundërta, na duhen të dyja”./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz