BallinaLajmeThaçi ua uron festën me një porosi: Shmangni vizitat tradicionale

Thaçi ua uron festën me një porosi: Shmangni vizitat tradicionale

Të ngjajshme

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka uruar besimtarëve musliman Festën e Fitër Bajramit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që për shkak të pandemisë, të shmangin vizitat tradicionale te njëri tjetri.

Postimi:

Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.

Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.

Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.

Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë! HTH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz