back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeA do ta shkarkojë Vetëvendosje Vjosa Osmanin nga posti i kryetares së...

A do ta shkarkojë Vetëvendosje Vjosa Osmanin nga posti i kryetares së Kuvendit, për ta marrë për vete këtë post?!

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me inicimin e LDK-së, Vetëvendosje e ka lënë të hapur mundësinë e rishikimi të postit të kryeparlamentarit të cilin ia kishte dhuruar LDK-së gjatë kohës së marrëveshjes për koalicion, ndonëse me Kushtetutë i takon partisë fituese.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci thotë se janë të kënaqur me punën e kryetares së Kuvendit njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Nuk mund ta quaj pazar, më shumë do ta quaja një lëshim apo sakrificë që VV’ja e bëri përkundër faktit që i takonte ta mandatonte dikë nga Lëvizja Vetëvendosje në atë pozitë, ishte e gatshme që të tërhiqej Konjufca në mënyrë që të kemi zonjën Vjosa Osmani. Në këtë situatë, ne jemi të kënaqur me punën e saj deri më tani dhe kemi pasur një bashkëpunim në përpjekjet tona që kjo qeveri të mos rrëzohet. Në asnjë moment Lëvizja nuk ka vepruar në asnjë mënyrë tendencioze e as me inati dhe as nuk do të veprojë ashtu as më tutje.

Osmani disa herë është pyetur nëse do ta lirojë postin e saj në rast se formohet qeveria e re, por ajo ka thënë se gjithçka do të qartësohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thacit.

“Për momentin është situatë hipotetike, nëse do të përgjigjesha do t’i binte sikur po paragjykoj”, ka thënë Osmani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz