BallinaJetëMbi 5 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 5 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Numri i rasteve me koronavirus të ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 5 milionë e 599 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.570.583 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Rusia me 308.705 raste, Spanja me 278.803, Brazili me 271.885, Britania me 248.818, Italia me 226.699, Franca me 180.809 dhe Gjermania me 177.827 raste me COVID-19.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 151.615 të diagnostikuar me virusin.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Irani (124.603), India (106.886), Peruja (99.483), Kina (82.965), Kanadaja (79.112), Arabia Saudite (59.854), Belgjika (55.791) dhe Meksika (54.346).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 325.156 persona. Ndërkaq, mbi 1,9 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz