back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeReagon Milazim Krasniqi: Janë bërë bashkë Xhelal Sveçla e Naim Tërnava

Reagon Milazim Krasniqi: Janë bërë bashkë Xhelal Sveçla e Naim Tërnava

Të ngjajshme

I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë

22-vjeçari nga Utah, i akuzuar për vrasjen e Charlie...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë

22-vjeçari nga Utah, i akuzuar për vrasjen e Charlie...

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

Përpara tri dekadash Marrëveshja e Dejtonit i dha fundës...

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Profesori i UP’së, Milazim Krasniqi ka reaguar pasi që u.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e akuzoi atë se qëndronte prapa organizimit të një proteste në shesh, raporton Gazeta Express.

Krasniqi ka shkruar se deklarata e Sveçlës është gënjeshtër e se shton se nuk ka bërë asnjë thirrje as organizim të tillë.

“Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Publicisti thotë se ai është shprehur po hapjes së xhamive, mirëpo, duke respektuar rregullat.

“Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sgeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës”, ka thënë.

“Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”, tha Krasniqi./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz