back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleJashari thotë se duhet edhe fermerët në këtë kohë pandemie të kenë...

Jashari thotë se duhet edhe fermerët në këtë kohë pandemie të kenë përkrahje

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka takuar sot shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për shkak të pamundësisë së shitjes së produkteve si pasojë e situatës me pandemi.

Kryetari Jashari ka thënë se fermerët duhet të ndihmohen dhe se nuk duhet lejuar që produktet e tyre të shkojnë dëm, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të konsumojnë produkte vendore.

“Marrë parasysh që si komunë jemi duke i ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore, u dakorduam që në kuadër të pakove ushqimore që do t’i shpërndajmë të futen edhe produktet vendore të qumështit. Kështu ne duke ndihmuar familjet në nevojë duke iu dërguar produkte të tilla të nevojshme ne ndihmojmë edhe fermerët e po ashtu dhe bizneset vendore në këtë kohë pandemie. Bashkë për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Jashari në Facebook.

news image

Të Fundit

Sport

ShowBiz