back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKrenar Shala për tragjedinë te konviktet: Ministri Vitia nuk ka faj –...

Krenar Shala për tragjedinë te konviktet: Ministri Vitia nuk ka faj – opozita po kërkon qime në ve

Të ngjajshme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Krenar Shala nga shoqëria civile, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është fajtor për vdekjen e 26 vjeçarit në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje”, është shprehur Shala, njofton Klan Kosova.

“Personi në fjalë e ka ditur se rregullat janë të tilla, që në momentin që vjen në Kosovë duhet të futesh në karantinë. Të gjithë vijnë me leje speciale. Nuk e di nëse ka ndodhë vdekja nga pasojat shëndetësore, apo pasoja psikike”.

Shala në Info Magazine ka pohuar se tragjedia e djeshme po politizohet.

“Sa kam unë informacione ai [Vitia]nuk ka faj. Është rrit standardi i qeverisjes. Përpara ministrat i bënin nga dhjetë skandale në ditë. Po politizohet kjo tragjedi. Nuk është mirë që opozita po sheh të përfitojë poenë këtu, të gjejë qime në ve. Është tragji-komedi çfarë po ndodhë në Kosovë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz