Anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin.
Pas këtij takimi, të dy palët janë deklaruar para mediave.
Kryetari i Shoqatës se Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar që Qeveria t’i ndihmojë bizneset që ai përfaqëson, duke ua paguar qiranë, pagat e punëtorëve dhe shtyrjen e kredive.
“I kemi respektuar të gjitha masat. Kuptohet që gastronomia është. I bëjmë thirrje Qeverisë që të jenë bashkëpunues. Qeveria duhet ta na paguajë qiratë, të na shtyjë kreditë dhe të subvencionojë pagat e bizneseve tona”, u shpreh Kllokoqi.
E kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se ishin pikërisht këto çështje ato çka u diskutuan me Gastronomët.
“Ekziston një plan i ri. Me 1 qershor pritet të hapen baret, kafetëritë, transporti ndërurban. Janë të prekur nga pandemia, në shumë dimensione. Me 1 qershor pritet me e filluar punën. Por rikthimi i punës nuk do të thotë rikthim në normalitet. Për shkak të harxhimeve të mëdha që i kanë, do ta kenë të vështirë”, tha ai.
Sipas tij, tha se Shoqata do t’i propozojë Qeverisë mënyrën se si të hapen këto biznese me datën 2 qershor e po ashtu edhe disa masa lehtësuese fiskale për të mbijetuar në treg.
“Likuiditeti dhe rimëkëmbja e sektorit të gastronomëve ishin tema të takimit. Shoqata do t’i propozojë Qeverisë mënyrën se si të hapen këto biznese me datën 2 qershor e po ashtu edhe disa masa lehtësuese fiskale për të mbijetuar në treg. Edhe pas hapjes së punës, duhet të respektohen masat për parandalimin e Coronavirusit”, theksoi Rukiqi./Front Online/