BallinaLajmeGjendet trupi i Besnik Osmanit nga Presheva i zhdukur javë më parë

Gjendet trupi i Besnik Osmanit nga Presheva i zhdukur javë më parë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, FSK’ja ka njoftuar se pas tërheqjes së trupit i është dorëzuar mjekësisë ligjore.

“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore”, thuhet në postim.

Besnik Osmani nga Presheva, i lindur me 12.05.1978, që prej datës 24 mars rezulton i zhdukur.

Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij.

Siç është bërë e ditur, kontakti i fundit i tij ishte pika kufitare Muçibabë, Kosovë-Serbi rreth orës 17:00. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz