back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeSkender Syla: Situata me Covid-19 ende serioze – Kosova e ka menaxhuar...

Skender Syla: Situata me Covid-19 ende serioze – Kosova e ka menaxhuar mirë (VIDEO)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla, ka thënë se situata e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19 është ende serioze.

Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kosova e ka menaxhuar mjaft mirë këtë situatë, por jo edhe spektri politik.

“Kemi një stabilizim të rasteve në rajonin Europian. Mirëpo virusi ende është në qarkullim dhe duhet të jemi vigjilent edhe në ditët në vazhdim. Padyshim se situata është serioze ende sepse nuk e dimë saktësisht se sa do të zgjasë kjo pandemi”.

“Sipas parashikimeve të ekspertëve, parashihet që të ketë edhe valë të tjera, prandaj rekomandohen shtetet që të përgatiten në ndërtimin e kapaciteteve shëndetësore për trajtimin e rasteve të prekura”.

“Secili individ ka një rol për të luajtur – është solidariteti dhe disiplina. Në Kosovë ka pasur një solidaritet mes njerëzve, por nuk ka pasur solidaritet në spektrin politik që është një fatkeqësi. Shëndeti varet edhe nga vullneti i liderëve politikë”.

“Menaxhimi i pandemisë në Kosovë është bërë në mënyrë të mirë sepse ka profesionistë të shkëlqyer. OBSH ka investuar për dekada të tëra në ndërtimin e sistemit shëndetësorë në Kosovë”.

“Edhe vendet me sisteme shumë të zhvilluara nuk kanë arritur të përballen në mënyrë efikase me Covid-19. Kosova e ka menaxhuar mirë situatën sepse ka filluar herët me sistemin e monitorimit të rasteve”.

“Rreth 70 lloje të ndryshme të vaksinave janë në testim e sipër. Për t’u zbuluar një vaksinë, nevojiten vite të tëra. Skenari më i keq i mundshëm është një vaksinë e pasigurt”.

“Ne nuk mund të presim një vaksinë në dispozicion për t’u aplikuar tek popullata edhe 12 muaj. Mund të ketë edhe valë të tjera. Pritet që koha e ngrohtë mund ta ngadalësojë dhe dobësojë virusin, por jo ta shuajë atë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz