BallinaShqiptareKurti kontakton Luginën, pyet si mund t’i ndihmojë kundër pandemisë

Kurti kontakton Luginën, pyet si mund t’i ndihmojë kundër pandemisë

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë Kurti është interesuar se si mund t’i ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës sa i përket pandemisë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Me këtë rast kryetari i Qeverisë në detyrë u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19”, ka njoftuar Mustafa.

Mustafa ka thënë se ndihma institucionale e Kosovës dhe e Shqipërisë për Luginën e Preshevës është e domosdoshme.

“Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz