BallinaBotëBie prodhimi industrial i BE-së në mes pandemisë

Bie prodhimi industrial i BE-së në mes pandemisë

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Prodhimi industrial i BE-së shënoi rënie për 1.3 për qind në shkurt, që kur u shfaq koronavirusi i ri në kontinent, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raportoi të enjten zyra e statistikave të bllokut, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurostat bëri të ditur se shifra gjithashtu ishte më e ulët për 1.9 për qind në eurozonë gjatë të njëjtës periudhë.

Zona e eurozonës apo ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në BE, midis grupeve kryesore industriale, prodhimi i mallrave kapitale ra më së shumti, duke ulur me 3.1 për qind nga viti në vit në shkurt.

Midis shteteve anëtare, uljet më të larta vjetore u regjistruan në Luksemburg (-8.0 për qind), Irlandë (-6.8 për qind) dhe Greqi (-3.5 për qind).

“Rritjet më të larta janë vërejtur në Maltë (+10.5 për qind), Poloni (+3.6 për qind) dhe Slloveni (+2.4 për qind)”, theksoi Eurostat.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila infektoi mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën dhe shkaktoi rreth 137,000 vdekje, disa sektorë, përfshirë fabrikat, janë përballur me probleme lidhur me masat parandaluese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz