BallinaJetëTurqia ua ndalon kompanive largimin e punëtorëve nga puna

Turqia ua ndalon kompanive largimin e punëtorëve nga puna

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministrja e familjes, punës dhe shërbimeve sociale të Turqisë, Zehra Zümrüt Selçuk, ka njoftuar se Turqia ua ka ndaluar punëdhënësve që të pushojnë punëtorët nga puna gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Selçuk sqaroi se kontratat e punës nuk mund të anulohen për një periudhë tremujore, përveç në situata të pakontrollueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Selçuk tha se Turqia do t’i paguajë punonjësit e detyruar të marrin pushime të papaguara për shkak të përhapjes të koronavirusit me 39,24 lira turke në ditë për tre muaj.

Ajo njoftoi se ministria do të mbulojë shpenzimet për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në shtëpitë private të pleqve dhe qendrave të kujdesit.

Disa hapa të reja për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në jetën ekonomike dhe sociale u miratuan sot nga Parlamenti turk.

Masat mbështetëse vlejnë edhe për personat që humbën vendin e punës pas 15 marsit.

Turqia tashmë paguan 60 për qind të pagave të stafit për kompanitë e detyruara të mbyllin biznesin për shkak të koronavirusit.

Në Turqi deri më tani janë raportuar 69.392 raste me koronavirus, përderisa numri i vdekjeve është 1.518 ndërsa 5.674 janë shëruar.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në mbarë botën.

Të dhënat tregojnë se mbi 2 milionë persona janë infektuar globalisht ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në gati 137 mijë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz