BallinaLajmeNexhmedin Spahiu: ‘Luftën’ në LDK po e nxit Isa Mustafa!

Nexhmedin Spahiu: ‘Luftën’ në LDK po e nxit Isa Mustafa!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Dy ditët e fundit janë shoqëruar me replika të ashpra ndërmjet Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.

Osmani në daljen e fundit televizive ka theksuar se Veliu nuk duhej të ishte bërë pjesë e një koalicionit të cilit ai vetë nuk i besonte.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Agim Veliut.

Ai në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se  ai nuk i komenton deklaratat e çiftit Kurti-Osmani.

Por njohësi i çështjeve politike në vend Nexhmedin Spahiu gjithë këtë situatë e sheh si luftë për pushtet brenda partisë.

Ai thotë se këtë “luftë” po e nxit kryetari i kësaj aprtie Isa Mustafa për të mbajtur frenat e pushtetit në dorë.

“Është luftë për pushtet brenda partisë. Luftë të cilën e nxitë Isa Mustafa për të ekuilibruar e rrjedhimisht për të mbajtur vetë frenat e pushtetit të tij” tha Spahiu shkurt për Gazeta Blic.

Gjatë ditës së sotme ishte edhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila tha se po tentohet të përqahet LDK-ja por se një gjë e tillë nuk do të arrihet nga askush.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz