back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeSherifi: Kurti sa ka qenë në opozitë paska dashur “konflikte e gjakderdhje...

Sherifi: Kurti sa ka qenë në opozitë paska dashur “konflikte e gjakderdhje – ndarjen e Kosovës”

Të ngjajshme

BE-ja me sanksione të reja ndaj Rusisë së Putinit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për marrëdhënie me jashtë...

Shpërthimi në ndërmarrjen private në Kaçanik- dëmi i shkaktuar rreth 200 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një shpërthim...

Publikohet lista e hamburgerëve më të mirë në botë

Lista e hamburgerëve më të mirë në botë për...

Arrestohet një person për kultivim të bimëve narkotike në Prishtinë

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar...

Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se deklarata e Albin Kurtit se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës” ka befasuar të gjithë ata që kanë pasur mundësi të përcjellin ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjatë kohës që ishte në opozitë, në të gjitha rastet kur bëhej fjalë për komunat në veri të Kosovës, Albin Kurti kritikonte qeveritë pse nuk përdornin mjetet e nevojshme për të futur nën kontroll këto komuna. Madje ai ishte tepër i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, sepse kjo çështje lidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Sherifi përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

 

 

“Tani, të gjithë atyre që e kritikojnë për mungesën e strategjisë që të përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës në masat parandaluese nga pandemia e COVID-19, ai u drejtohet me akuze se gjoja kërkuakan “gjakderdhje për ta ndarë Kosovën””.

“Përveç asaj që janë të pa pranueshme, akuzat e tilla nxjerrin në shesh atë çka ka menduar Albin Kurti kur ishte në opozitë: sa herë kërkonte të dëshmohej sovraniteti në tërë territorin e Kosovës, ai paska pasur ndërmend “konflikte e gjakderdhje në terren, që për pasojë do të kishte ndarjen e Kosovës””.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz