BallinaRegjionaleDrenasLajmi i Fundit: 117 persona vetizolohen në Drenas

Lajmi i Fundit: 117 persona vetizolohen në Drenas

Të ngjajshme

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ngritur...

Në komunën e Drenasit deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Nga 117 të vetë izoluar, 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19.

Kështu thuhet në një komunikatë të komunës së Drenasit, pas mbledhjes së Shtabit Emergjent në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.

“Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve, është indikatorë që deri më tani në Drenas, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Nga 117 të vetë izoluar, 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të viru sit COVID-19. Por, në mënyrë që këtë situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë. Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit. Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike, si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro”, thuhet në komunikatë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar të gjithë, veçanërisht bashkëpunimin e pozitës dhe opozitës për tejkalimin e kësaj situate emergjente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz