back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportGjesti i jashtëzakonshëm i kryetares së FC Drenicës në këtë kohë krize!

Gjesti i jashtëzakonshëm i kryetares së FC Drenicës në këtë kohë krize!

Të ngjajshme

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Tërmet me magnitudë 7.4 godet Rusin, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka...

Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

Përderisa dialogu strategjik me ShBA’të u pezullua, ai në...

Presidentja e klubit të Drenicës, Mihane Kodra-Bekteshi është gruaja e vetme që udhëheqë një skuadër kosovare.

Në fakt, edhe në suaza evropiane, gratë që udhëheqin klube në futbollin e meshkujve janë të pakta.

Ndër to është edhe Kodra Bekteshi, të cilën kriza globale e futbollit nuk e ka ndalur që t’i kryejë obligimet e veta ndaj punonjësve të klubit, pavarësisht vështirësive financiare.

Madje, veç kësaj, ajo ka bërë një gjest fantastik për të gjithë punëtorët e klubit duke u dhuruar miell dhe artikuj të tjerë ushqimor.

Në një prononcim për mediumin “Reporteri”, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka zbuluar gjestin fantastik.

“Pavarësisht se janë ndalë stërvitjet, kryetarja i ka kry të gjitha obligimet e veta financiare,” ka thënë ai.

“Veç kësaj, ajo ka bërë një gjest shumë human, duke dhuruar artikuj ushqimorë dhe miell për gjithë lojtarët dhe punëtorët e klubit.”

Përndryshe, Drenica aktualisht pozicionohet në vendin e 7-të në tabelën e Superligës me 39 pikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz