BallinaDrenica +Drenica KulturëKy është profesori nga Skenderaj që ka punuar fytyrën e Adem Jasharit...

Ky është profesori nga Skenderaj që ka punuar fytyrën e Adem Jasharit në gishtin e dorës (FOTO)

Të ngjajshme

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Profesori i artit, Malsor Bejta është emër i njohur për shumë punime artistike dedikuar Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, shkruan Drenica Press.

Në mesin e shumë punimeve është edhe punimi i fytyrës së Adem Jasharit në gishtin e dorës, çka e bën një punim unik dhe shumë kreativ.

Ky punim për shumë vite është shpëndarë nga mijëra njerëz në shenjë respekti ndaj veprës së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, por deri më tani nuk dihej autori i kësaj vepre.

Vet Malsor Bejta autori i këtij punimi tregon se: “Meqe eshte bo njefare tradite me u bo share kjo veper e Adem Jasharit, po ndihem i obligum me ju tregu qe eshte nje nder veprat e mia t’cilat ia kam kushtu figures se Adem Jasharit

Kjo veper e cila eshte e thjeshte ne dukje, ka qene lehte e shpejt edhe te realizohet, gjithmone duke iu falenderu besoj qindra vizatimeve, skicave, pikturave e skulpturave te meparshme, e te cilat me kane ndihmuar te vi deri ne kete forme te shprehjes.

Idea per realizimin e kesaj vepre buron nga vet personaliteti i Adem Jasharit.
Per mua – e besoj edhe per te gjithe – Adem Jashari eshte figure emblematike, krah per krah me Skenderbeun.

Adem Jashari ka qene unik, epik – ne dukje e ne veprimtari, prandaj eshte dashte me e pershkru me dicka qe ia ve ne pah keto tipare.

Simbolika e papilareve shpreh identitet dhe veçanti, ashtu sic ishte e vecante jeta dhe vepra e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

P.S.
Per kete veper e cila eshte ba me 7 mars 2013 ne forme te skices, kam pas ne koke nje plan te vecante, te cilin se shpejti do ta hedh ne drite.
Realizimi i kesaj vepre do te sherbeje edhe si reagim, ndaj gjithe atij keqperdorimi e keqtrajtimi qe u eshte ba personaliteteve tona kombetare (permes shprehjeve te realizmit socialist e bastardimit te skajshem qe nga paslufta).
Historia jone e dhimbshme dhe krenare (e viteve te 90-ta) eshte e re, andaj edhe shprehjet artistike duhet te jene te kohes sone./DRENICA PRESS/

Portreti i Adem Jasharit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz