back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDitëlindja e parë në Kuvend, Eliza Hoxha befasohet me lule nga kolegët...

Ditëlindja e parë në Kuvend, Eliza Hoxha befasohet me lule nga kolegët e saj deputetë

Të ngjajshme

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Këngëtarja, arkitektja dhe tanimë deputetja e njohur, Eliza Hoxha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 46-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Kjo ditëlindja ka qenë më speciale sipas Elizës, pasi është e para që ka festuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja Eliza Hoxha (Foto: Eliza Hoxha/Instagram)

Këngëtarja e hitit “Pendimi” është deputete në parlament nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Eliza publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi në rrjetin social ku shfaqej krah deputetëve Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.

Ndërkohë në tavolinën përballë saj ndodhej një buqetë me lule, të cilën arkitektja dhe këngëtarja e ka marrë dhuratë nga bashkë-partiakja e saj, Blerta Deliu-Kodra.

“Një ditëlindje vërtetë e veçantë”, shkroi Eliza Hoxha në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz