back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurti e merr një mbështetje të fortë për reciprocitetin nga diplomati gjerman

Kurti e merr një mbështetje të fortë për reciprocitetin nga diplomati gjerman

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka dalë në krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe idesë së tij për reciprocitetin, raporton Gazeta Express.

Ischinger ka shkruar në Twitter se askush nuk mund të argumentojë që reciprociteti nuk është parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilateriale.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar diplomati gjerman.

Këto komente, Ischinger i ka bërë pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vazhdon me fushatën e ç’njohjeve, edhe pasi që Kosova e ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz