BallinaLajmeIsa Mustafa demanton Edi Ramën: Në asnjë rast nuk kemi biseduar për...

Isa Mustafa demanton Edi Ramën: Në asnjë rast nuk kemi biseduar për Minishengenin

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka demantuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se në asnjë rast nuk ka biseduar me Ramën dhe me të tjerët për Minishengenin, në kohën kur Mustafa ishte kryeministër.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM/Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz