back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePërplasje Haradinaj-Rama, ish-kryeministri i Kosovës e krahason Edi Ramën me Millosheviqin

Përplasje Haradinaj-Rama, ish-kryeministri i Kosovës e krahason Edi Ramën me Millosheviqin

Të ngjajshme

Dy rivalët politikë, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama janë duke bërë biseda live në televizionet kosovare.

Edhe pse nuk janë me një studio, kjo nuk i ka ndaluar ata që të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ‘T7’ ka thënë se nuk e llogarit fare Ramush Haradinajn në kohë paqe.

“Mos ma përmendni Ramush Haradinajn se nuk e llogarisë fare. Sa i përket luftës, ai për mua e ka përmendoren dhe asaj i bëj respekt. Në kohë paqe, mos ma përmendni” , u shprehë ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ‘RTV Dukagjini’ i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate.

“Në kohë paqe ia kam bo bajat. Në luftë ia kam prish planet Milloshit, në kohë paqe ia kam prish planet Edit”, u shprehë Haradinaj./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz